Kovaçevski pritet në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Maqedonia

Kovaçevski pritet në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Foto nga takimi

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, së bashku me krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të rangut të lartë të qeverive të vendeve të BE-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar, morën pjesë sot në nisjen zyrtare të Samiti i Procesit të Berlinit.

Para fillimit të Samitit të mbajtur në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, Kovaçevski u prit nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Samiti i parë për Ballkanin Perëndimor është mbajtur gjithashtu në Berlin në vitin 2014 dhe qëllimi i Samitit të sivjetshëm është intensifikimi i bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Liderët nga Ballkani Perëndimor së bashku me përfaqësues të qeverive të vendeve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësues të Komisionit Evropian do të kenë mundësinë të diskutojnë bashkëpunimin rajonal dhe tregjet e përbashkëta rajonale, stabilitetin dhe transformimin energjetik, si dhe perspektivat e Procesi i Berlinit dhe çështjet strategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat