Mickoski: Kovaçevski t’u thotë qytetarëve se buxheti është për vjedhje!

Maqedonia

Mickoski: Kovaçevski t’u thotë qytetarëve se buxheti është për vjedhje!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 15:45
Hristijan Mickoski

Buxheti është i madh dhe nuk përputhet me gjendjen reale ekonomike në vend, konsideron kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pasi Qeveria dje miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2023.

Sipas kreut të opozitës, shpenzimet janë të tepërta që në vitin e parë, siç tha ai, qeveria shkel rregullin e deficitit buxhetor, i cili më parë ishte miratuar nga Kuvendi me Ligjin e Buxhetit, pra është më i madh se 3 për qind siç përcaktohet atje.

“Me këtë ata tregojnë edhe një herë karakterin e tyre gënjeshtar. Përsërisin fjaltë e njëjta “rregulli i artë” si vitin e kaluar. Besimi për buxhetin për vitin 2022 e lidhi “rregullën e artë” me investimet kapitale dhe shpalli nivelin e tyre rekord, 38 miliardë denarë, i cili me ribalancimin u zvogëlua në 32 miliardë denarë, ndërsa gjendja aktuale e investimeve kapitale është 14 miliardë denarë.

Të njëjtën gjë tash e shpallin edhe për vitin e ardhshëm, me të njëjtat fjalë, vetëm tani e bën Kovaçevski dhe thotë “rregulla e artë në shpenzime kapitale”, dhe shpall jo 32 apo 38 por 49 miliardë denarë.

Është sërish një tjetër gënjeshtër dhe i njëjti manipulim si vitin e kaluar. Duhet t’u thuhet qytetarëve qartë dhe me zë të lartë se buxheti është i dedikuar ekskluzivisht për vjedhje, sepse ky është viti i fundit i qeverisjes së tyre”, tha Mickoski nga Prilepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat