Kasami dhe Destani flasin për projekte të përbashkëta për Tetovën

Maqedonia

Kasami dhe Destani flasin për projekte të përbashkëta për Tetovën

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 22:26
Kasami dhe Destani flasin për projekte të përbashkëta për Tetovën

Kryetari i Levizjes Besa, Bilall Kasami, gjatë vizitës në Gjermani realizoi takim miqësor me Lazim Destanin, pronarin e kompanisë më prestigjioze shqiptare “Ecolog”.

“Në takim diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë në mes Komunës së Tetovës dhe “Ecologut”. Me z.Destanin ndajmë të njëjtin vizion për qytetin e Tetovës, i cili është puna, zhvillimi dhe transformimi i plotë i qytetit në një qytet Evropian.

Tetovën e shohim si vend me perspektivë, si vend që i duhet zhvillim, andaj ne mirëpresim të gjithë ata që duan të investojnë në qytetin tonë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që janë në të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Kasami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat