Shtetasja e Serbisë godet me veturë një fëmijë në Tetovë

Maqedonia

Shtetasja e Serbisë godet me veturë një fëmijë në Tetovë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një këmbësore dhjetëvjeçare është lënduar rëndë mbrëmë rreth orës 19:00 në Tetovë pasi është përplasur nga vetura e drejtuar nga një grua 27 vjeçare.

Vajza e lënduar me autoambulancë është dërguar në spitalin e Tetovës.

‘“Sot rreth orës 18:50, në kryqëzimin e rrugëve “Ilindenska” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, vetura “Fiat Punto” me targa të Serbisë, e drejtuar nga 27-vjeçarja M.N shtetase serbe me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka goditur një të mitur (këmbësor) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit” – ka njoftuar Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat