Maqedonia e Veriut renditet e 36-ta si vend më i sigurtë në botë

Maqedonia

Maqedonia e Veriut renditet e 36-ta si vend më i sigurtë në botë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Instituti për Ekonomi dhe Paqe çdo vit përpilon listë të vendeve më të sigurta dhe më paqësore në botë. Në Indeksin Global të Paqes duke filluar nga viti 2017 Maqedonia e Veriut përparon çdo vit. Në listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor vendi ynë qëndron më mirë në krahasim me vendet tjera të ish Jugosllavisë, vetëm Sllovenia dhe Kroacia janë më të mira se Maqedonia e Veriut, përcjellë Telegrafi.

Maqedonia e Veriut është është në grupin e vendeve me të ashtuquajturat ‘Niveli i lartë i sigurisë’… Ja si ka qenë progresi i Maqedonisë në gjashtë vitet e fundit:

2017 – 103

2018 – 87

2019 – 65

2020 – 62

2021 – 40

2022 – 36

Si vend më i sigurt në botë llogaritet Islanda, ndërsa në tre vendet e fundit në këtë listë prej 163 shteteve janë Siria, Jemeni dhe Afganistani. Kina është në vendin e 89-të, Shtetet e Bashkuara në vendin e 129-të dhe Rusia në vendin e 160-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat