Millkov: Duam të rivendosim agjendën pozitive në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Millkov: Duam të rivendosim agjendën pozitive në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:02
Nikollai Millkov

Bullgaria është e interesuar për rikthimin e agjendës pozitive në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, diçka e humbur në muajt e fundit, tha sot ministri i Punëve të Jashtme bullgar, Nikollai Millkov, në konferencën e përbashkët për shtyp në Sofje me kolegun e tij maqedonas Bujar Osmani.

Siç njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, Millkov theksoi se është paradoks të kemi një vizion për zhvillimin e rajonit dhe marrëdhënieve bilaterale, të kemi një mekanizëm për zgjidhje, gjegjësisht Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017, Protokollin dhe në të njëjtën kohë u shfaq një atmosferë jo pozitive për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Planifikojmë ta tejkalojmë këtë me këtë vizitë duke intensifikuar dialogun mes dy ministrive dhe dy vendeve”, tha Millkov.

Ai informoi se në takimin me Osmanin është biseduar për të gjitha pengesat me të cilat përballen dy vendet, për klubet, për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por shtoi se janë fokusuar edhe në temat pozitive, të cilat, siç tha ai, duket se ka mbetur në hije dhe si më kryesorja përmendi shkëmbimin e lartë tregtar, i cili pritet të arrijë në një miliard euro deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat