Këto dy javë do të dorëzohen shumica e teksteve shkollore të reja për klasën I, II, IV dhe V-të

Maqedonia

Këto dy javë do të dorëzohen shumica e teksteve shkollore të reja për klasën I, II, IV dhe V-të

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut prej kësaj jave do të fillojnë të pranojnë pjesën më të madhe të teksteve shkollore në gjuhën në të cilën e ndjekin mësimin.

“Këtë javë dhe javën e ardhshme do të botohen dhe dorëzohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore  të reja për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Bëhet fjalë për mbi 20 tekste për të cilat nuk ka procedura ankimimi”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Librat janë në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake.

“Rikujtojmë  se përgatitja e tyre pasoi pas krijimit të programeve të reja mësimore për këto klasa, në përputhje me planin për reformën me faza të arsimit fillor”, sqarojnë nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat