Identifikohet trupi i alpinistit që humbi jetën në Malet e Sharrit

Maqedonia

Identifikohet trupi i alpinistit që humbi jetën në Malet e Sharrit

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Është identifikuar zyrtarisht alpinisti që u gjet i vdekur në “Majën e Titos” në Malet e Sharrit , i cili kishte rënë nga një shkëmb, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin S.F. nga Belgjika.

“Pak më parë zyrtarisht është identifikuar edhe personi i dytë, i ndjeri është S.F. (28) nga Belgjika”, ka njoftuar zëdhënësi Marjan Josifovski nga SPB Tetovë.

Shoku i tij që ka raportuar për aksidentin ka marrë lëndimet të lehta trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat