Nëntë shkolla kanë marrë njoftime për bomba, MPB: Këto janë raportime të rreme

Maqedonia

Nëntë shkolla kanë marrë njoftime për bomba, MPB: Këto janë raportime të rreme

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me njoftimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh në adresën e emailit me kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyes.

 Ndërsa është konstatuar se këto janë raportime të rreme.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat