Trajçevski: Punojmë për harmonizimin e Rregullores së brendshme për rrjetet sociale me atë evropiane

Maqedonia

Trajçevski: Punojmë për harmonizimin e Rregullores së brendshme për rrjetet sociale me atë evropiane

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 15:01
Zoran Trajçevski

Po punohet për harmonizimin e rregullores në Maqedoni në fushën e mediave sociale me atë evropiane.

Drejtori i Agjencinë Për Shërbime Mediatike, Zoran Trajcevski sqaroi që projekti i nisur në shtator të këtij viti duhet të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa presin që të vazhdojë në procedurën qeveritare dhe parlamentare të miratimit.

“Me direktivën e ndryshuar nga dhjetori i vitit 2018, Maqedonia duhet të harmonizojë legjislacionin dhe kjo mbulon disa fusha që aktualisht nuk janë pjesë e rregullores. Këto janë kryesisht platforma dhe rrjete sociale për ndarjen e videove, domethënë rrjeteve sociale”.

“Në këtë drejtim përmes projektit TAEIKS janë ofruar ekspertë nga shtetet anëtare të BE-së, përkatësisht ekspertë nga vendet anëtare të BE-së tashmë janë duke punuar në harmonizimin e rregullores së Maqedonisë për media me Direktivën e ndryshuar për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”, pohoi Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike dhe Audiovizuele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat