Pendarovski: Ndonjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja

Maqedonia

Pendarovski: Ndonjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:22
Stevo Pendarovski

Një zgjidhje për krizën sistematike që ende po zien në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të kemi prani më të madhe evropiane në rajon. Nganjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja dhe pa përparim të vendeve drejt Unionit, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin para panelit që diskutoi për zgjidhjet për tejkalimin e krizave, të mbajtur në kuadër të edicionit të 5-të të Forumi i Paqes në Paris, njoftoi kabineti i kreut të shtetit.

Pendarovski tha se është e kuptueshme që në muajt e fundit të gjithë po flasin për situatën e sigurisë në Ukrainë për shkak të agresionit rus atje, por se tema e sigurisë është mjaft e njohur për Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh historinë e tij moderne.

Duke iu referuar rajonit, ai vuri në dukje se ka sfida të përbashkëta, se tendencat demografike nuk janë të favorshme dhe tha se është e nevojshme të investohet më shumë për të rinjtë, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për sukses në shtëpi në vendet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat