Dimitrievski: Në Kumanovë ka vend për të gjithë, përfshirë edhe bullgarët, por nevojitet respekti dhe njohja reciproke

Maqedonia

Dimitrievski: Në Kumanovë ka vend për të gjithë, përfshirë edhe bullgarët, por nevojitet respekti dhe njohja reciproke

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 21:48
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në seancën e sonte ceremoniale me rastin e 78 vjetorit të çlirimit të Kumanovës, theksoi se në komunën e Kumanovës nuk ka ndarje në asnjë bazë, por përkundrazi, në Kumanovë ka vend për të gjithë, përfshirë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllehët, malazezët, kroatët, bullgarët dhe të gjitha komunitetet e tjera që respektojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Ai theksoi se e vetmja gjë që kërkohet në Kumanovë është respekti dhe njohja reciproke, sepse nëse doni që dikush t’ju respektojë, para së gjithash duhet ta respektoni atë.

“Në Kumanovë nuk ka ndarje partiake apo përkatësie tjetër, sepse për interesat e qytetarëve duhet të pajtohemi dhe të punojmë së bashku, pavarësisht bindjeve tona të ndryshme politike dhe të përgjithshme.

Është detyrë e jona të përmirësojmë cilësinë e jetës së banorëve të Kumanovës dhe këtë do ta bëjmë vetëm nëse në mënyrë konstruktive diskutojmë, debatojmë dhe realizojmë projekte në interes të tyre dhe mundësisht me konsensus. Kështu duhet të funksionojë një komunë, e cila në radhë të parë është e qytetarëve, e jo e politikës”, thotë Dimitrievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat