Një shtetas i RMV-së vdes në aksident trafiku në Maltë

Maqedonia

Një shtetas i RMV-së vdes në aksident trafiku në Maltë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 11:02
I riu maqedonas

Një i ri maqedonas humbi jetën në një aksident trafiku në Sliema të Maltës, ndërsa familja e tij dje bëri thirrje për donacione për të mbledhur mjete për transportin e trupit nga Malta në Maqedoni.

Pas apeleve, Konsullata e Nderit e Maltës në Maqedoni njoftoi se ka kontaktuar me familjarët e të ndjerit dhe u është premtuar se konsullata do të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për kthimin e trupit.

Konsullata njoftoi se konsulli i nderit, Koço Angjushev, në një bisedë telefonike me familjen, ka shprehur ngushëllimet e thella.

Ai ka njoftuar se përveç ndihmës së Konsullatës, do t’i ofrojë personalisht edhe ndihmë financiare familjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat