Kumanovë, disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë

Maqedonia

Kumanovë, disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 18:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale janë shpërndarë këto pamje të cilat i referohen orëve të para pas mesnate (14.11.2022). Në lagjen “Orta Bunarë” në Kumanovë mësohet se dy të rinjë shqiptar ishin cak i një sulmi, motivi i të cilit nuk dihet.

Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për 12-14 persona të maskuar, të organizuar dhe të armatosur me armë të ftohta.

Rasti është denoncuar në polici dhe po punohet për zbardhjen.

Të rinjët që ishin cak i sulmit kanë deklaruar se nuk kanë pasur zënka paraprake më ndonjë person ose grup të caktuar. Në atmosferën e kamerave të sigurisë dëgjohen fyerje në gjuhën maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat