Maqedoni, radiostacionet nuk do të paguajnë tarifë për shpërndarjen e sinjalit

Maqedonia

Maqedoni, radiostacionet nuk do të paguajnë tarifë për shpërndarjen e sinjalit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Radiostacionet kombëtare do të lirohen nga detyrimi për të paguar tarifën e shpërndarjes së sinjalit për vitin 2022.

Qeveria ka miratuar edhe një Vendim për sigurimin e mjeteve financiare të NP Radiodifuzioni Kombëtar për vitin 2022.

“Me mjetet nga ky vendim radiostacionet kombëtare do të lirohen nga detyrimi për pagesën e tarifës për shpërndarjen e sinjalit për vitin 2022″, thonë nga Qeveria.

Kjo do të thotë se shpenzimet e radiostacioneve kombëtare, të cilat rrjedhin nga obligimi për pagesën e tarifës për shpërndarjen e sinjalit për vitin 2022, në vlerë të përgjithshme prej 7.500.000,00 denarë, pjesërisht do të mbulohen me mjete nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e paraparë në pjesën e masave antikrizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat