Vazhdojnë kontrollet në trafik, 230 gjoba vetëm në Shkup

Maqedonia

Vazhdojnë kontrollet në trafik, 230 gjoba vetëm në Shkup

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 230 shkelje të rregullave të trafikut.

Nga MPB thonë se 13 gjoba kanë qenë për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për tejkalim të shpejtësisë, 50 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 3 të tjera për makina të paregjistruara.

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat