Lawrence Boone: Maqedonia e Veriut e ka vendin e saj në BE

Maqedonia

Lawrence Boone: Maqedonia e Veriut e ka vendin e saj në BE

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 13:25
Lawrence Boone

Maqedonia e Veriut ka vendin e saj në BE dhe duhet të ndjekë rrugën evropiane deri në fund. Vendi ka bërë përparim të madh. Përpjekjet duhet të vazhdojnë. Nuk është gjithmonë e lehtë, por ato përpjekje janë të rëndësishme për të forcuar sundimin e ligjit, tha sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lawrence Boone pas takimit të sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Boone dha tre mesazhe. E para, siç tha, ka të bëjë me miqësinë mes dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Francës, e dyta është mesazh inkurajimi për integrimin e plotë evropian, dhe e treta është mesazh për angazhim të përbashkët të përhershëm – thellimi i dialogut për të gjitha temat, veçanërisht në kuadrin e komunitetit politik evropian, si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

“Rruga duhet ndjekur deri në fund, përpjekjet duhet të vazhdojnë. E di që nuk është gjithmonë e lehtë, por këto përpjekje janë të rëndësishme që të mund të forcohet shteti i së drejtës”, theksoi Boone.

“Kam tri porosi për të dërguar. E para është mesazhi i miqësisë mes dy vendeve. Ne duam të kthejmë një faqe të re me Maqedoninë e Veriut dhe të thellojmë marrëdhëniet e përgjithshme. Qëllimi i vizitës sime këtu është të tregoj qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj vendit tuaj në rrugën drejt BE-së. Ne punuam së bashku për të hapur perspektivat evropiane sepse Maqedonia e Veriut e meriton dhe ka vendin e saj brenda Bashkimit. Ne duam të qëndrojmë së bashku me ju në fazat e ardhshme deri në qëllimin përfundimtar. Vendi juaj ka vendin e merituar në BE”.

“Mesazhi i dytë është një mesazh inkurajues – keni bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe është mbresëlënës, për bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme, normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, por edhe për ndërveprimin euroatlantik të vendit. Është e drejtë të thuhet se ju keni bërë vërtet shumë për kalimin e legjislacionit europian në atë vendas. Mesazhi i tretë është një angazhim i përbashkët i vazhdueshëm”, nënvizoi Boone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat