Ndihma për kategoritë më të rrezikuara sociale në Maqedoni, do të lëshohen të holla në 4 muajt e ardhshëm

Maqedonia

Ndihma për kategoritë më të rrezikuara sociale në Maqedoni, do të lëshohen të holla në 4 muajt e ardhshëm

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Në këtë krizë ekonomike dhe energjetike nga paketa e re antikrizë do të përfitojnë kategoritë e rrezikuara sociale, tha ministrja për punë dhe politikë sociale Jovanka Trençevska.

Përfitues të këtij paketi do të jenë: Prindërit e vetëm, përfituesit e ndihmës së garantuar, personat me aftësi të kufizuara, mbi 26 vjeç, fëmijët me aftësi të kufizuara, personat që kanë kompensim sipas Ligjit përmes Agjencisë për punësim, në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3000 denarë në muaj të ardhura shtesë. Gjithashtu edhe Pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të ndahen në dy kategori.

Kategoria e parë është me pension minimal deri në 11.525 denarë. Kjo kategori do të ketë të ardhura shtesë prej 1500 denarë në katër muajt e ardhshëm. Kategoria e dytë e pensionistëve me pension prej 11.525 deri në 14.000 denarë do të ketë të ardhura shtesë prej 750 denarë në muaj. Përfituesit e përkujdesjes për personë të tretë do të marrin 3000 denarë në muaj në katër muajt e ardhshëm, ndërsa personat me dëmtime trupore do të marrin 750 denarë.

“Deri në fund të vitit, konkretisht 4 muajt e ardhshëm kjo kategori e qytetarëve janë detektuar si kategoria më e rrezikuar e qytetarëve të cilët deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ndihmë financiare në pjesën e ndihmave antikrizë dhe pikërisht për këtë i futëm në këtë paketë masash antikrizë, megjithatë situatën si qeveri po e ndjekim po bëjmë analiza dhe në vitin 2023 nëse ka nevojë do ta zgjerojmë ndihmën”, theksoi Jovanka Trençevska, ministrja e punës dhe politikës sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat