Ganiu: Garazhet në kate mbeten prioritet, problemi te planet detale

Maqedonia

Ganiu: Garazhet në kate mbeten prioritet, problemi te planet detale

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 09:36
Visar Ganiu

Visar Ganiu sonte në emisionin “Rruga drejt” tha se komuna e Çairit e ka prioritet ndërtimin e garazheve në kate, por që ligji është bllokuar në qeveri.

Problemi te planet detale dhe kur të kalojë ky plan, ne nuk mund të zgjedhim ose me partneritet, ose komuna ta ndërtojë vetë, ose atë tokë ta shes, me dedikim që personi që e blen të ndrëtojë garazhe në kate. Por ligji është bllokuar nga pushteti qendrorë”, tha Visar Ganiu.

Ai shtoi se zgjidhja e vetme dhe më se e nevojshme e komunës së Çairit janë garazhet në kate.

I pyetur për investimet në komunën e Çairit, kryetari Ganiu tha se për një komunë me rëndësi shumë të madhe, ka investim prej 1 milion eurove dhe jemi në status quo.

Projekte për vitin 2020-2022, pa hyrë në detaje, për një komënu shumë të rëndësishme, ne kemi investime vetëm 1 milion euro, kjo tregon gjithëçka, pra nuk do të thotë që ka ndonjë pengesë, por nuk ka as progres”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat