Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët lindore të vendit do të fryjë erë e përforcuar.

Ndërkohë pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje të shiut, më të rrëmbyeshme priten në pjesët perëndimore të vendit. Në viset më të larta malore reshjet do të jenë me dëborë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe erë nga drejtimi juglindorë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat