Arrestohen tre persona për vjedhjen e traktorit në rajonin e Resnjës

Maqedonia

Arrestohen tre persona për vjedhjen e traktorit në rajonin e Resnjës

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

MPB ka njoftuar se është zbardhur vjedhja e traktorit në rajonin e Resnjës. Tre hajdutët janë arrestuar, ndërsa traktori do t’i kthehet pronarit.

“Me datë 24 dhe 25.11.2022, zyrtarë policorë nga policia kriminale në SPB Manastir në bashkëpunim me Zyrën e jashtme për çështje kriminale, Resnjë, NjPB Prilep dhe ZP Ropotovë më 24 dhe 25.11.2022 kanë privuar nga liria tre persona E.S(38) nga Manastirk, I.N(48) nga Prilepi dhe A.A(46) nga fshati Llazhan, Komuna e Dollnenit, për shkak të dyshimit se më 27.04.2022, në një oborr në fshatin Podmoçan të Resnjës, kanë vjedhur një traktor IMT, në pronësi të një personi nga Resnja.

Traktori është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit, ndërsa ndaj të arrestuarve do të ketë kallëzim penal”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat