Spasovski: Shtetin e kemi pozicionuar si faktor kredibil në luftën kundër tregtisë së palejuar me narkotikë

Maqedonia

Spasovski: Shtetin e kemi pozicionuar si faktor kredibil në luftën kundër tregtisë së palejuar me narkotikë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:37
Oliver Spasovski

Në luftën kundër tregtisë ilegale me drogë, SPB Shkup vitin e kaluar mund të mburret me konfiskim të 215 kilogramë rekord marihuanë, ndërsa këtë vit madje 1,5 kilogramë kokainë, publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Facebook.

“Shtetin e kemi pozicionuar si faktor kredibil në luftën kundër tregtisë së palejuar me narkotikë. Si MPB vazhdojmë pa kompromis të punojmë në çrrënjosjen e kësaj dukurie.

Rritje për 6,52 për qind shënohet edhe në grabitjet dhe plaçkitjet e ndriçuara në rajonin e SPB Shkup për periudhën janar-tetor 2022”, ka shkruar Spasovski.

Ai porositi se vazhdojnë me intensitet të rritur në përmirësimin e gjendjes së sigurisë, si në rajonin e SPB Shkup, ashtu edhe në territorin e tërë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat