Ahmeti takoi ambasadoren e SHBA-së, diskutuan mbi misionin e integrimit në BE

Maqedonia

Ahmeti takoi ambasadoren e SHBA-së, diskutuan mbi misionin e integrimit në BE

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:38
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot u shpreh se me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler gjatë takimit në Kuvend, reflektuan mbi rrugëtimin e miqësisë, ngadhënjimin e përbashkët në misionet e paqes, zhvillimit demokratik, barazisë, integrimit në NATO.

Ahmeti potencoi se me Aggeler diskutuan mbi misionin e integrimit në Bashkimin Europian dhe përkrahjen e konfirmuar të SHBA-ve për finalizimin e suksesshëm të këtij rrugëtimi.

“Shprehëm se imperativ i padiskutueshëm i vendit është miratimi i ndryshimeve kushtetuese, përkushtimi institucional për realizimin e reformave, lufta kundër krimit dhe korrupcionit përmes një procesi të vetingut gjithëpërfshirës për çdo politikanë, gjyqtar dhe prokuror.”, shkroi Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat