ASH: Mbështesim transportuesit privat, Arsovska të pranojë kërkesat e tyre

Maqedonia

ASH: Mbështesim transportuesit privat, Arsovska të pranojë kërkesat e tyre

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët mbështet protestat e vozitësve të autobusëve privat në Shkup dhe solidarizohet me betejën e tyre për drejtësi.

Nga ASH thonë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime.

“I bëjmë thirrje Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, që urgjentisht të ulet me transportuesit privat sepse përveç tyre, dëmtohen rëndë edhe qytetarët të cilët këto ditë përballen me mungesë transporti dhe kaos në trafik”, theksojnë nga ASH.

U apelojmë qytetarëve, shtojnë nga ASH, që në këto ditë të kenë durim dhe mirëkuptim për transportuesit të cilët po zhvillojnë betejë për një të drejtë elementare që u mohohet padrejtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat