​Bullgarët në Maqedoninë e Veriut janë më të prekurit nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Maqedonia

​Bullgarët në Maqedoninë e Veriut janë më të prekurit nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Raportimet për diskriminim në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë trefishuar këtë vit, dhe më të prekurit nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale janë qytetarët me identitet bullgar dhe përfaqësues të komunitetit LGBTI, tha në një intervistë për TV 24, kryetari i komisionit kundër diskriminimit, Ismail Kamberi.

Sipas tij, gjuha e urrejtjes nuk përkufizohet në legjislacion si formë e pavarur e diskriminimit, dhe sipas ligjit sipas të cilit funksionon Komisioni, ankuesi duhet të specifikojë personin kundër të cilit ai ose ajo paraqet ankesën, dhe adresën e tij/saj, që shpeshherë është e pamundur kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, ku ka shumë profile false, disa prej të cilëve janë të regjistruar jashtë vendit.

Sipas Kamberit, nuk ka presion për punën e Komisionit dhe ka komunikim dhe bashkëpunim normal me homologun e tij në Bullgari, që me siguri do të zyrtarizohet vitin e ardhshëm./BTA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat