Grkovska: Nuk pranoj përgjegjësi kolektive, duhet ta bëjmë sistemin rezistues ndaj korrupsionit me njerëz me integritet

Maqedonia

Grkovska: Nuk pranoj përgjegjësi kolektive, duhet ta bëjmë sistemin rezistues ndaj korrupsionit me njerëz me integritet

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:28
Grkovska: Nuk pranoj përgjegjësi kolektive, duhet ta bëjmë sistemin rezistues ndaj korrupsionit me njerëz me integritet

Zgjedhja e kreut të Prokurorisë për krimin e organizuar dhe korrupsionin është plotësisht e ligjshme, por ajo që më mposht mua si qytetar dhe e them hapur është mungesa e integritetit të prokurorëve për të marrë vendime të pavarura, tha për “Top Tema” zv. kryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.

Ne si Qeveri kemi bërë të mundur që të propozohet një ligj që ka kaluar në Kuvend dhe me të cilin prokurorët kanë mundur të zgjedhin personin e parë të prokurorisë për krimin e organizuar me votim të fshehtë. Dhe ne e vendosim veten në një situatë, përballemi me prokurorë që kanë frikë se pavarësisht se votojnë fshehurazi, dikush mund ta marrë vesh.

Nëse duam të kemi sukses në luftën kundër korrupsionit, duhet të bëjmë një koalicion të njerëzve me integritet në të gjitha fushat, në të gjitha institucionet”, tha Grkovska.

Ajo theksoi se solidariteti brenda fellës, në prokurori, në drejtësi duhet të ndalet. Së pari, për hir të vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është në favorin e tyre t’u vihet njollë të gjithëve, vetëm për hir të disave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat