Goditet nga një veturë në Shkup, e la me lëndime të rënda 72-vjeçaren para shtëpisë dhe u largua

Maqedonia

Goditet nga një veturë në Shkup, e la me lëndime të rënda 72-vjeçaren para shtëpisë dhe u largua

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

“Më datë 09.12.2022 në ora 17:40 në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’ është sjellë e lënduar R.V (72) nga Shkupi, e cila pas bisedës ka sqaruar se në ora 14:30 si një këmbësor në parkingun në Bulevardin “Aradhat partizane” është goditur nga një mjet motorik për pasagjerë.

Pas së cilës personi që drejtonte mjetin e ka çuar në shtëpinë e saj dhe është larguar.

Më tej rreth orës 17:00 R.V ka ndjerë dhimbje dhe ka shkuar për ekzaminimin në mjek, ku mjeku ka konstatuar lëndime të rënda fizike.

Një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat