Rrëshqitje dheu në rrugën Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Rrëshqitje dheu në rrugën Kërçovë-Ohër

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, afër fshatit Vërbjan, nga ora 12:30 është bllokuar qarkullimi në njërën korsi. Siç njofton Lidha Auto-Moto, shkak për këtë kanë qenë rrëshqitjet e dheut në rrugë.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat