Taravari: Arsovskës ti merren kompetencat, aktualisht bashkëpunon me BDI-në

Maqedonia

Taravari: Arsovskës ti merren kompetencat, aktualisht bashkëpunon me BDI-në

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 14:20
Arben Taravari

Kryetari në detyrë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot takoi shoferët e autobusëve privat para Qytetit të Shkupit të cilët edhe sot vazhduan me protesta.

Taravari tha është jokorrekte sjellja e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ndaj transportuesve privatë

“Realisht edhe ne ndjejmë një farë përgjegjësie, nuk e kemi njohur zonjën Arsovska, e kemi ditur se është kandidate e pavarur. Kemi pasur marrëveshje me OBRM-PDUKM-në që ato të na përkrahin në 5 komuna, Çair, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Dibër, kurse ne t’i përkrahim në Shkup, kurse kjo që ndodhë, ne e dini se jemi distancuar prej Arsovskës prej qershorit, nuk kemi anjë komunikim, bile ju e dini se ajo bashkëpunon me BDI-në aktualisht, është në koalicion me BDI-në në Qytetin e Shkupit, kemi gabuar dhe sinqerisht edhe unë ndjej një farë përgjegjësie se nuk e kemi njohur njeriun”

Taravari tha se mbështet kërkesën e transportuesve privatë që t’i merren kompetencat Arsovskës.

“Kanë të drejtë edhe kërkesën të cilën e bëjnë transportuesit privatë, eventualisht t’i merren ingirencat dhe Qeveria të merret me këtë punë më tutje”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat