Besa Kadriu: Korrupsioni prek të gjitha shoqëritë në botë, por dallimi qëndron tek vullneti politik

Maqedonia

Besa Kadriu: Korrupsioni prek të gjitha shoqëritë në botë, por dallimi qëndron tek vullneti politik

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 23:30
Besa Kadriu.

“Korrupsioni është element sensitiv që prek shoqëritë e të gjitha vendeve në botë, por dallimi është tek vullneti i aktorëve politikë për ta trajtuar këtë fenomen”. Kështu vlerësoi në emisionin Klan Debat përfaqësuesja e Lëvizjes Besa, profesoresha Besa Kadriu.

“Unë besoj se ndoshta në një të ardhme shumë të afërt bashkë me autoritetet e tjera vendore do të kenë mundësi të kenë një qasje serioze për të nxjerrë në sipërfaqe të gjithë ato njerëz që janë të përfshirë në afera korruptive, të distancohen nga skena politike sepse në këtë mënyrë kjo ngulfatje do të distancohet dhe do t’i jepet mundësi institucioneve që të qeverisen nga autoritete që vërtetë e meritojnë”, deklaroi Kadriu.

Ndërsa Vjollca Berisha nga Aleanca për Shqiptarët mendon se anulimi i vizitës së delegacionit nga SHBA në Maqedoni mund të jetë ndonjë mesazh për krerët politik në vend.

Sipas saj, edhe pse zyrtarisht nuk ka ndonjë arsye për anulimin e vizitës, sërish ka vend për dyshime.

“Gjithçka kur ndodh kështu e kur lidhet me Maqedoninë, sidomos nga shtete serioze si SHBA, na jep të drejtë për të menduar se është njëlloj mesazhi… fatkeqësisht jetojmë në një vend skandalesh dhe gjithmonë kërkojmë se mos ndoshta arsyeja që nuk vijnë është për shkak të ndonjë skandali”, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat