Arrestohet një shtetas serb në Veles, i gjenden armë dhe municione

Maqedonia

Arrestohet një shtetas serb në Veles, i gjenden armë dhe municione

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Veles, rreth orës 15:50, nëpunësit policorë e kanë arrestuar A.P. (37) nga Republika e Serbisë, me vend qëndrim në Veles.

“Gjatë bastisjes në banesën e tij, me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestrua një pistoletë e kalibrit 7,65 mm dhe një karikator për pistoletë me shtatë fishekë të kalibrit 7,65 mm”, kumtuan sot nga MPB-ja.

Personi është ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat