Kovaçevski: ASK nesër do të ketë drejtor të ri

Maqedonia

Kovaçevski: ASK nesër do të ketë drejtor të ri

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:21
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve konfirmoi se Agjencia për Siguri Kombëtare do të ketë drejtor të ri.

“Nga nesër ASK do të ketë drejtor të ri”, tha Kovaçevski.

Kryeministri në konferencën e sotme gjithashtu njoftoi se do të paguhet borxhi që disa institucione shtetërore dhe publike si Qendra Klinike, gjykatat, burgjet kanë ndaj EVN-së.

“Borxhi do të paguhet. Këto janë organizata buxhetore të cilat për shkak rritjes së çmimit të energjisë, e cila është rritur dhjetëfish. Qeveria bëri shpërndarjen e mjeteve financiare dhe janë dorëzuar deri tek Kuvendi me qëllim që të mundësohet funksionim pa pengesë e këtyre institucioneve”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Borxhi i përgjithshëm i institucioneve shtetërore dhe publike është mbi 40 milionë euro. Për shkak kësaj ishte paralajmëruar se pa rrymë mund të mbeten burgjet, gjykatat, Kopshti zoologjik, fakultetet dhe institucionet tjera. Në listën e borxhlinjve janë edhe Qendra Klinike dhe Hekurudha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat