MPB thotë se alarmet për bomba në Shkup janë të rrejshme

Maqedonia

MPB thotë se alarmet për bomba në Shkup janë të rrejshme

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Shkupit.

Ato në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për bomba dhe është konstatuar se këto janë të rreme.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve.

Më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat