Ngjarje e rëndë në Gjevgjeli, një person dyshohet se e ka vrarë njerkun e tij

Maqedonia

Ngjarje e rëndë në Gjevgjeli, një person dyshohet se e ka vrarë njerkun e tij

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Prokuria Themelore në Gjevgjeli kërkon paraburgim për një person nga Gjevgjelia, i cili dyshohet se ka vrarë njerkun e tij.

Sipas Prokurorisë ngjarja ka ndodhur me 12 dhjetor të këtij viti, respektivisht gjatë ditës së hënë.

“Ai e ka bërë veprën duke futur dorën nga dritarja e vogël e hapur në anën e djathtë të derës së hyrjes, ka hapur derën e shtëpisë së njerkut, ka hyrë brenda dhe pas një debati të shkurtër e ka goditur disa herë me thikë të dëmtuarin. Duke vepruar kështu, ai i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike – dy plagë me thikë në shpinë, prerje të thella në anën e majtë të qafës, fytyrës dhe dorës së djathtë. Viktima ka rënë përtokë në dhomën e ndenjes dhe ka pasur gjakderdhje të mëdha”.

“Pasi i dyshuari është larguar, i dëmtuari ka arritur të dalë në rrugë, ku është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë kërkuar ndihmën e shpejtë mjekësore. Para se të binte në koma për shkak të ashpërsisë së lëndimeve dhe para se të transferohej në Qendrën Klinike në Shkup, viktima ka arritur të emërojë të dyshuarin si autor të veprës”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat