Qeveria e RMV-së e konfirmoi propozim-buxhetin për vitin 2023

Maqedonia

Qeveria e RMV-së e konfirmoi propozim-buxhetin për vitin 2023

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme të 109-të e konfirmoi Propozim-buxhetin e plotësuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

“Propozim-buxheti i plotësuar paraqet tekst të ri të integruar në të cilin Qeveria i sendërtoi amandamentet e pranuara, pas debateve të komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku ishte shqyrtuar edhe me ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të propozuara nga Ministria e Financave”, informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar edhe disa vendime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat