Kovaçevski: Nuk do të ndërpritet energjia elektrike në Qendrën Klinike të Shkupit

Maqedonia

Kovaçevski: Nuk do të ndërpritet energjia elektrike në Qendrën Klinike të Shkupit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:50
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se nuk do të ndalet energjia elektrike në Qendrën Klinike.

Kjo vjen pasi mëngjesin e sotëm EVN ka ndërprerë rrymën në një depo dhe objekt të Hekurudhave të Maqedonisë-Transport për shkak të borxhit të papaguar ndaj kompanisë.

“Klinika nuk do të çkyçet nga rrjeti i energjisë. Në Hekurudhat e RMV-së është rikthyer energjia elektrike”, tha kryeministri.

Ai ka theksuar se Qeveria ka siguruar mjete dhe sapo Kuvendi të rishpërndajë mjetet në Buxhet, do të paguhen llogaritë e debitorëve.

“Sapo të miratohet, faturat do të paguhen menjëherë nga Qeveria. Shpresoj në përshtatshmërinë e deputetëve për miratimin e mjeteve financiare”, tha Kovaçevski në konferencën për media.

Borxhi i përgjithshëm i shtetit dhe institucioneve publike për energji elektrike është mbi 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat