Pas një zënke me bashkëshorten, 66 vjeçari djeg shtëpinë në Makedonski Brod

Maqedonia

Pas një zënke me bashkëshorten, 66 vjeçari djeg shtëpinë në Makedonski Brod

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 14.12.2022 në ora 17:35 në stacionin policor në Makedonski Brod kanë privuar nga liria 66 vjeçarin D.B nga një fshat në Makedonski.

Sipas policisë, pas një zënke me bashkëshorten e tij, 66 vjeçari ka djegur shtëpinë e tij e cila është djegur plotësisht.

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarrit, ndërsa personi D.V është mbajtur në stacion policor.

Pas dokumentmit të rastit në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për nxitje të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat