Kaevski: Çdo komunë në Shkup e udhëhequr nga OBRM-PDUKM është në kaos

Maqedonia

Kaevski: Çdo komunë në Shkup e udhëhequr nga OBRM-PDUKM është në kaos

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:51
Darko Kaevski

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski u shpreh se OBRM-PDUKM është simboli i paaftësisë, partizimit dhe kaosit në njësitë e vetëqeverisjes ku drejton kjo parti.

“Kaosi është i paparë në Qytetin e Shkupit. Nuk ka asnjë projekt nga programi, nuk realizohen as projektet e trashëguara nga faza e kaluar me të cilat janë siguruar para. Transporti publik është në kolaps, ndërsa gjendja është katastrofale edhe në ndërmarrjet tjera publike”, tha Kaevski.

Sipas tij, ky kaos godet xhepin e qytetarëve dhe kjo ndodh në komunat ku OBRM-PDUKM i drejton.

“Në Shtup çmimi për mbeturina u rrit për 110%, në Gjevgjeli për 90%, Prilep për 67%, ndërsa shtrenjtime ka edhe në Ohër, Radovish dhe Vinicë”, tha Kaevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat