Policia e Maqedonisë që sonte siguron sallën “Boris Trajkovski” për tribunën e LSDM-së që do të mbahet nesër

Maqedonia

Policia e Maqedonisë që sonte siguron sallën “Boris Trajkovski” për tribunën e LSDM-së që do të mbahet nesër

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 23:26
Foto ilustrimo

Të gjitha hyrjet për parkingun e sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup janë të mbyllura nga policia. LSDM nesër mban tribunën partiake, ndërsa bllokimi vjen si rezultat i mjeteve shpërthyese.

Objekti është nën vëzhgim policor dhe nëse nesër ka raportim për mjet shpërthyes, të pranishmit nuk do të kenë nevojë të evakuohen.

Të gjithë ata që e përdorin sallën për ushtrime dhe rekreacion reagojnë për shkak të bllokimeve që ka vendosur policia.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryeministri Kovaçevski edhe pse kishte fjalim për të mbajtur në Konferencën e Odës Ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, një gjë e tillë nuk u realizua për shkak të raportimit të rremë për mjet shpërthyes në hotelin “Alexander Palace”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat