Humnerë e thellë në lagjen Aerodrom: Angellov vendos shirit të kuq, kërkon të rrethohet me gardh

Maqedonia

Humnerë e thellë në lagjen Aerodrom: Angellov vendos shirit të kuq, kërkon të rrethohet me gardh

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Apeloj Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Aerodromit, të ulen së bashku ta përcaktojnë përgjegjësinë se e kujt është ta vendos gardhin, sepse është në mes kufijve të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Aerodromit. Ta vendosin një gardh mbrojtës ku do ta sigurojnë lëvizjen e qytetarëve këtu. Përveç numrit të madh të këmbësorëve, njerëzit këtë rrugë e përdorin edhe për të vrapuar dhe për vozitje të trotineteve elektrik, tha Stojançe Angelov, drejto i QMK-së.

Qendra për Menaxhim me Kriza vendosi shirit të kuq në një rrugicë përreth lumit Vardar mbrapa Hotelit “Rusia” në Shkup, pasi ka vlerësuar se aty ka rrezik që të bien qytetarët. Drejtori Stojançe Angelov Drejtor vlerëson se Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Aerodromit menjëherë duhet të marrin masa për ta thurur këtë vend. Angelov tha se duhet të punohet sa më shpejtë, sepse mund të ndodhë ndonjë tragjedi nga kjo pjesë e rrezikshme që është 30 metra lartësi vertikale.

“Apeloj Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Aerodromit, të ulen së bashku ta përcaktojnë përgjegjësinë se e kujt është ta vendos gardhin, sepse është në mes kufijve të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Aerodromit. Ta vendosin një gardh mbrojtës ku do ta sigurojnë lëvizjen e qytetarëve këtu.

Përveç numrit të madh të këmbësorëve, njerëzit këtë rrugë e përdorin edhe për të vrapuar dhe për vozitje të trotineteve elektrik”, tha Stojançe Angelov, drejto i QMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat