Shqiptohen 166 masa në Shkup, 56 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 166 masa në Shkup, 56 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme (18.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 166 masa, nga të cilat 56 masa tejkalim të shpejtësisë.

14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 31 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar tetë masa për automjetet e paregjistruara, pesë masa për kalimin në semaforët të kuq, pesë masa për shoferë fillestar…”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat