OBRM-PDUKM: LSDM me Arsovskën, “Levicë” dhe BDI-në janë prodhuesit kryesorë të kaosit në Shkup

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM me Arsovskën, “Levicë” dhe BDI-në janë prodhuesit kryesorë të kaosit në Shkup

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 10:15
OBRM-PDUKM

Koalicioni i LSDM-së me Danella Arsovskën, E Majtën dhe BDI-në janë prodhuesit kryesorë të kaosit që po i ndodh qytetit të Shkupit. LSD dhe BDI, të cilët nuk dinë të punojnë ndryshe, e morën nën kontroll Arsovskën, ndërsa në rrënimin dhe rrëmujën e Shkupit në ndihmë u erdhi E Majta, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“Zero punë dhe një mori projektesh të ndërprera, borxhe dhe tenderë të turbullt është tabloja e krijuar nga ky koalicion krimi dhe fatkeqësisht e gjithë kjo shkon në dëm të Shkupit, por edhe të gjithë vendit.

Në vend të realizimit të premtimeve dhe projekteve për një qytet më të mirë, qytetarët e Shkupit morën tenderë kriminalë të negociuar në takimet sekrete të koalicionit “Taçela”. Dhe opinioni ishte i bindur se ky koalicion funksionon kur Kovaçevski e mbrojti publikisht Arsovskën duke përdorur të njëjtat teza të saj. Derisa Kovaçevski sulmohet, Arsovska del me gënjeshtra për të defokusuar opinionin”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se E Majta dhe BDI nuk bëjnë asgjë për të mirën e qytetit, përkundrazi ndihmojnë në shkatërrimin e tij. Dëshmi e këtij koalicioni janë edhe drejtoritë që ndajnë me GROM-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat