Gjendet dhe arrestohet shoferi që kishte goditur për vdekje 11-vjeçaren nga Velesi

Maqedonia

Gjendet dhe arrestohet shoferi që kishte goditur për vdekje 11-vjeçaren nga Velesi

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Sot është arrestuar 29-vjeçari A.N. i cili kishte goditur për vdekje një vajzë të mitur në Veles.

“Sot (19.12.2022) në ora 11:30, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, zyrtarët policorë në kuadër të SPB Veles kanë arrestuar A.N. nga Velesi, i cili me 17.12.2022 rreth orës 22:15 në rrugën “Boris Trajkovski” me veturën “Mercedes” me targa të Velesit ka goditur E.I. (43) dhe vajzën e saj të mitur, pas së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në aksident vajza e mitur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa nëna e saj ka marrë lëndime trupore.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat