Shqiptohen 165 masa në Shkup

Maqedonia

Shqiptohen 165 masa në Shkup

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme (19.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 165 masa, nga të cilat 18 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer.

Ndersa katër masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 10 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për automjete të paregjistruara, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, pesë masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat