Maqedoni, gjysma e kompanive të huaja sivjet përgjysmuan prodhimin në krahasim me vitin paraprak

Maqedonia

Maqedoni, gjysma e kompanive të huaja sivjet përgjysmuan prodhimin në krahasim me vitin paraprak

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Sipas Asociacionit për Kompanit të Huaja, gjysma e kompanive të huaja në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar me përgjysmim të prodhimit në krahasim me vitin e kaluar.

Gati 50 për qind e investitorëve të huaj raportuan se kanë dështuar në planin e prodhimit për këtë vit, 20% kanë punuar sipas planit dhe 30 për qind prej tyre kanë pasur më shumë prodhim se sa kanë planifikuar, ndërsa arsyet janë energjia e shtrenjtë, mungesa e lëndëve të para për shkak të luftës si dhe problemet me transportin.

“Planet për vitin 2022 ishin se do viti 2022 do të jetë më i mirë se viti paraprak, por realiteti nuk është i këtillë, posaçërisht në Evropë. Kemi rënie në shitjen e automjeteve në tregun evropian krahasuar me vitin e kaluar dhe për këtë arsye ne si kompani të shumta i shohim gjërat ndryshe”, u shpreh Viktor Mizo, kryetar i Asociacionit të Kompanive të Huaja.

Ai theksoi se kompanitë në vendet tjera fqinje kanë çmim fiks të energjisë elektrike, ndërsa shpenzimet më energji elektrike këtu janë rritur për 100% në krahasim me vitin e kaluar, duke përmendur Serbinë si shembull.

Gjatë dy viteve të fundit Serbia ka pasur një fluks të madh dhe rezultate të investimeve të tërhequra nga industri dhe kompani të ndryshme që janë lidere globale. Serbia pozicionohet si një vend që është konkurrenti kryesor jo vetëm i Maqedonisë por edhe i disa vendeve anëtare të BE-së. Serbia nuk është anëtare e NATO-s, por askush nuk e ka vënë re këtë si negative në procesin e tyre”, tha Viktor Mizo, kryetar i Shoqatës së Kompanive të Huaja.

Si probleme shtesë për kompanitë përmenden edhe mungesa e kuadrit, infrastrukutra jo e mirë dhe procedurat byrokratike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat