Mickoski: Viti 2023 do të jetë vit i vështirë për qytetarët, Qeveria pa plan

Maqedonia

Mickoski: Viti 2023 do të jetë vit i vështirë për qytetarët, Qeveria pa plan

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 00:18
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh se dikush me qëllim nuk po i zgjidh problemet, ndërsa viti 2023 do të jetë i vështirë.

“Tani vjen viti 2023 që do të jetë vit i rëndësishëm për Maqedoninë nga shumë aspekte. Më shqetësuese është borxhi, nuk do të ketë para, do të rritet infalcioni sërish, ndërsa kriza energjetike shumë kompani do ta ndjejnë atë dhe shumë persona do të mbesin pa punë ose do të shkojnë jashtë”, tha Mickoski.

Ai tha se për këto askush nuk punon dhe nuk flet, ndërsa institucionet nuk punojnë me plan.

“Sekush sheh sot për sot me këto funksionarë. Të kalojë ditë aq sa mund të marrësh, merr”, u shpreh Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat