Jolevski: Prokuroria e Lartë duhet të rrisë numrin e kontrolleve për prokurorët

Maqedonia

Jolevski: Prokuroria e Lartë duhet të rrisë numrin e kontrolleve për prokurorët

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 08:58
Antonio Jolevski

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Antonio Jolevski tha se të premten do të vazhdojë seanca parlamentare për zgjedhjen e prokurorit publik dhe do të kërkojnë që Kuvendi të lëvizë dhe të harmonizohet me qëllim mbajtjen e seancës.

“Gjithsesi jemi në kufirin e kuorumit me tetë anëtarë me prokurorin publik. Nuk e di pse janë tërhequr Fatime Fetai dhe Burim Rustemi. Tërheqja e Fetait ishte në diskrecionin e saj.

Vërejtje kemi pasur edhe për Prokurorinë e Lartë. Në këto dy vite si anëtar dhe një vit si kryetar, nuk kam marrë asnjë informacion se në cilën prokurori, cili staf është i paraparë. Ne e dimë raportin dhe ai vlen edhe për prokuroritë themelore.

Komentet ishin se Prokuroria e Lartë duhet të rrisë numrin e kontrolleve për prokurorët bazë”, tha Jolevski, në emisionin “24 Analiza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat