Pendarovski: Nuk ka drejtësi nëse në liri ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar

Maqedonia

Pendarovski: Nuk ka drejtësi nëse në liri ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:33
Stevo Pendarovski

Drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë politikanët e korruptuar, por edhe gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze, tha sot presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij të fundvitit.

“Një tezë që shumë prej nesh e përsërisim prej vitesh është se nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion.

Por drejtësi nuk do të ketë edhe përderisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze, pas të cilave ndoshta ka motive korruptive”, tha Pendarovski.

Gjatë fjalimit të tij, Pendarovski u ndal edhe në procesin e negociatave, me ç’rast theksoi se këto negociata tejkalojnë mandatin e një qeverie. Andaj, sipas tij, duhet bërë përpjekje që në ekipin negociator të përfshihen ekspert të OJQ-ve dhe përfaqësues të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat