OBRM-PDUKM: Pendarovski e pranoi se aleatët kanë kërkuar që Dimovski të mos jetë ambasador

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pendarovski e pranoi se aleatët kanë kërkuar që Dimovski të mos jetë ambasador

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 10:37
OBRM-PDUKM

Stevo Pendarovski sonte humbi mes dëshirës për t’u dalluar si poltronë përball LSD-së për të marrë mbështetje për kandidaturë dhe për të qenë një analist i pëlqyer nga publiku, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se Pendarovski ka pranuar se shtetet me ndikim, aleatët tanë, kanë kritikuar Qeverinë, që Viktor Dimovski të mos shkojë si ambasador në Francë, siç dëshiron Kovaçevski.

“Problemi me Viktor Dimovskin është për shkak të rastit të Onishçenkos, i cili po ashtu ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, siç ka thënë Pendarovski”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Pendarovski ka pranuar edhe se Kovaçevski ka bërë gabim me emërimin e Zharko Milloshevskin për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare, sepse ai, sikurse Viktor Dimovski, është pjesë e skandalit me Onishçenkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat