Mustafa Hajrullahi u zgjodh kryetar i Prokurorisë së Lartë Publike-Shkup

Maqedonia

Mustafa Hajrullahi u zgjodh kryetar i Prokurorisë së Lartë Publike-Shkup

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:41
Mustafa Hajrullahi u zgjodh kryetar i Prokurorisë së Lartë Publike-Shkup

Këshilli për Prokurorë Publikë, në vazhdim të seancës së 70-të, sot unanimisht zgjodhi Mustafa Hajrullahin për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në fillim të seancës së sotme sqaroi se Hajrullahi është vlerësuar pozitivisht me 23 pikë.

Anëtari i Këshillit të PP, Arbër Isaku, bëri me dije se Hajrullahhu, i cili në katër vitet e fundit e ka kryer këtë funksion dhe ka treguar rezultate, dhe me zgjedhjen e tij, situata në sferën e Prokurorisë së Lartë Publike vetëm do të përmirësohet edhe më shumë.

Farik Arslani u zgjodh për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike të Gostivarit nga Këshilli i Prokurorisë Publike.

Në garë ishin tre kandidatë: Desa Paunovska (katër vota për, një kundër dhe tre abstenime), Dushica Dimitrievska (dy vota për, katër kundër dhe dy abstenime) dhe Farik Arslani (shtatë vota për dhe një abstenim)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat